“Gëzuar ditëlindjen burrit që ka zemrën time”, zbulohet e dashura e Robert Berishës, sa vjeç bën sot këngëtari

Robert Berisha feston sot 46-vjetorin e lindjes. E në këtë ditë me sa duket, ai ka vendosur të na prezantojë edhe me të dashurën e tij të re.

Ajo quhet Ana dhe e ka uruar këngëtarin me fjalët më të bukura të dashurisë në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen burrit që mban zemrën time”, shkruan Ana krahas një fotoje të postuar në prehrin e Berishës.

Këngëtari ka vendosur që ta ripostojë foton në instagramin e tij.

Kujtojmë se disa ditë më parë ishte vetë Roberti ai i cili postoi një foto me të dashurën e tij të re, por duke mos ia zbuluar fytyrën.

Ai është baba i një vajze më këngëtaren shumë të dashur, Nora Istrefi./albeu.com

 


Shtuar 28.01.2024 16:25