Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara i pezulloi ish-avokatit të ish-Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Uashington.
Gjykata e Apelit e Uashingtonit nxorri urdhrin duke përmendur si arsye pezullimin e liçencës së avokatit për zotin Giuliani në Nju Jork dy javë më parë pasi një gjykatë arriti në përfundimin se ai kishte gënjyer kur kishte pretenduar se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin fituar nga nga zoti Trump.
Gjykata e Nju Jorkut, duke cituar trazirat e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara shkaktuar nga përkrahësit e zotit Trump, tha se dëshira e zotit Giulianit për të trumbetuar pretendime të rreme kërcënonte interesin publik dhe mund të minonte besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Pas vendimit të 24 qershorit, zoti Giuliani tha se do t’i drejtohej gjykatës për të sfiduar pezullimin e Nju Jorkut./VOA