Gazmend Bardhi e sulmoi publikisht, reagon ashpër Floriana Garo: Kjo ishte beteja ime!

Brenda PD prej ditësh është përfshirë në një betejë të brendshme e cila finalizohet fillimisht nesër më 11 dhjetor në Kuvendin e Berishës dhe pastaj më 18 dhjetor në Kuvendin e Bashës.

Në konferencën e Bardhit, i cili numëroi një më një emrat që kanë firmosur pro Kuvendit të Bashës, sekretari I Përgjithshëm I PD, sulmoi zëdhënësen e foltores Floriana Garo.

Sipas Bardhit, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë kontribut dhe se nuk ka bërë asnjë betejë për demokratët.

Pas këtij sulmi, nuk ka vonuar reagimi i Garos e cila me anë të një statusi në profilin e saj Facebook, i kujtoi Bardhit 25 Prillin duke e konsideruar si betejë që ajo e kishte bërë për demorkatët.

Postimi i plotë nga Floriana Garo:

Gazment Bardhi , meqe thua se Floriana Garo nuk ka bere asnje beteje per demokratet… Per mua 25 Prilli ka qene beteje. Me sa duket, per ty jo.

Deklarata e Bardhit për Floriana Garo:

Floriana Garo që flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s’ka bërë asnjë betejë, nuk mund të as të na tregojë cdo bëjnë demokratatët dhe as t’i mësojnë, demokratët i kanë dalë për Zot për PD, një betejë kemi ne, këta burra dhe gra që janë me mua në sallë dhe mijëra të tjerë që janë jashtë kësaj salle, kanë përballje dhe betejë më Ramën, dikush tjetër ka vendosur për problemet e tij personale të ketë betejë, përgjegjësia jonë, e cdo institucioni është të mos ketë luftë brenda. /albeu.com/

 


Shtuar 10.12.2021 19:29