Gazetarja ukrainase e përlotur bën “për një lek” Boris Johnson: Ju keni frikë, Lufta e Tretë Botërore ka filluar (VIDEO)

Kryeministri britanik Boris Jonhson është gjendur në një situatë aspak komode teksa ështe qortuar ashpër ditën e sotme nga gazetarja ukrainase Daria Kaleniuk, e cila nuk i mbajnë dot lotët teksa fliste për gjendjen në të cilën ndodhej Ukraina.

Ajo akuzoi kryeministrin britanik se kishte frike për të mbrojturt njerëzit gjatë konferencës së tij në Poloni.

Kaleniuk tha se gratë dhe fëmiijët në Ukrainë po bombardohen çdo ditë.

“Gratë dhe fëmijët ukrainas janë të tmerruar për shkak të bombave dhe raketave që bien nga qielli. Populli ukrainas po kërkon dëshpërimisht të drejtat për të mbrojtur qiellin tonë, ne po kërkojmë një zonë ndalim-fluturimi’.

‘Cila është alternativa juaj për zonën e ndalim-fluturimit?

“Nato nuk është e gatshme të na mbrojë, sepse NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por tashmë ajo ka filluar dhe janë fëmijët ukrainas që janë atje duke marrë goditjen.

“Ju po flisni për më shumë sanksione Kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, fëmijët e tij janë atje në Londër.”

‘Ju keni ardhur në Poloni, jo nuk keni shkuar në Kiev zoti kryeministër, sepse ju keni frikë’.

Konfrontimi erdhi pasi Johnson akuzoi Putinin po përdor  ‘taktika barbare dhe pa dallim’ kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.


Shtuar 1.03.2022 13:36