Gazetarja plas bombën: Gjesti ka qenë i martuar para se të hyjë në “Big Brother”

Gazetarja Klotilda Harka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka diskutuar për disa nga lajmet më të bujshme lidhur me banorët e “Big Brother VIP 4”.

Ajo pati një deklaratë shumë të fortë për Gjestin ku nuk ngurroi të shprehë mendimin e saj mbi veprimet dhe sjelljen e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave të këtij formati.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Gjesti iu drejtua Eglit se jashtë shtëpisë ka një grua tjetër dhe Klotilda e ka konfirmuar se Gjesti përpara se t hynte në ‘BBV’ ka qenë i martuar.

A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?

“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.

Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.


Shtuar 28.01.2025 14:57

Tags: ,