Gazetari amerikan, Forrest Rogers, ka vënë re një mashtrim të dy ministrave të Putinit, përmes orëve të dorës së ministrave Shoigu dhe Lavrov.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Tëitter, gazetari Rogers ka rrethuar me të kuqe orët e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
“Putini mblodhi një takim të paplanifikuar me Këshillin e Sigurisë së Rusisë në Moskë të hënën. Takimi u transmetua në orën 5 pasdite. Por në çfarë kohe u mbajt në të vërtetë ai? T’i shikojmë orët e disa pjesëmarrësve”, shkroi gazetari në Tëitter.
Koha në orët e ministrave në momentin e fotografimit shihet se ishte 11:45. Vetë presidenti rus, Vladimir Putin, është parë që në një moment e kishte hequr orën e vet nga dora gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë.
Putin convened an unscheduled meeting with his Security Council in Moscow on Monday. The meeting was broadcast at 5 pm. But what time was it really held? Let’s look at some participants’ watches. Sergei Shoigu & Sergei Lavrov prep at 11:45. #OSINT #UkraineRussia #Russia #Ukraine pic.twitter.com/YlnLodkjdq
— Forrest Rogers (@Forrest_Rogers) February 22, 2022