Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian duket se do jetë shumë e gjatë dhe me shumë vështirësi.
Javën e kaluar komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se Shqipëria mund të nisë e vetme negociatat pa Maqedoninë e Veriut. Në një analizë të bërë nga gazetarja Adelheid Woelfl për gazetën “DerStandard” thuhet se BE nuk ka plan të ndajë nisjen e negociatave për Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.
Në artikull thuhet se Maqedonia e Veriut është një vend shembull në përmbushjen e detyrimeve për të hyrë në BE, pasi ka qeverinë e vetme që zbaton me besueshmëri reformat dhe përfaqëson një model të kundërt të etno-nacionalizmit të shfrenuar.
Në një studim në vitin 2017, dy studiuesit Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt arritën në përfundimin se “vetëm një vend i kandidatëve aktualë dhe potencialë mund të plotësonte kriteret e pranimit deri në vitin 2023” dhe kjo është Maqedonia e Veriut.