Garda merr në mbrojtje ambasadorin Soreca

Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të miratojë vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Në vendim, bëhet me dije se garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:

a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
2.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:

a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3.Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR Edi Rama


Shtuar 24.06.2021 20:47