Gara për Tiranën, Belind Këlliçi me qindra vota para Bashës dhe Berishës

Teksa vijon numërimi i votave për kandidatët, nga rezultati i deri më tanishëm shihet qartë se në listën e PD-së udhëheq kreu FRPD-së Belind Këlliçi me 883 vota.

Këlliçi ka mundur që të dalë para kreut të PD-së, Lulzim Bashës, i cili ka vëtëm 279 vota dhe Berishës  me vetëm 98 vota nga kutitë e numëruara.

Pas mbylljes së numërimit të votave për subjektet politike në shumë bashki të vendit sot do të nisë zyrtarisht numërimi i votave për kandidatët.


Shtuar 28.04.2021 08:32