Gafa e kryebashkiakes së Durrësit: Do t’i bëjmë të jetueshme monumentet e Kulturës!(VIDEO)

Qyteti i Durrësit është një ndër bashkitë që ka ndërruar më shumë kryebashkiakë, dhe si duket “gafat” janë të pashmangshme nga njëri kryebashkiak tek tjetri.

Së fundmi gjatë një takimi elektoral, kryebashkiakja e Durrësit  Emiriana Sako duke dashur të premtojë se do të punojë për turizmin në këtë qytet dhe për monumentet e kulturës, tha:

“Monumentet e Kulturës në Durrës do t’i bëjmë të jetueshme për qytetarët…”

 

Nuk është hera e parë që një kryebashkiake në Durrës bën gafa të tilla, pasi gjatë tërmetit shkatërrimtar me dhjetra viktima, ish-kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako bëri një gafë të pafalshme.

“Ky ishte një tërmet shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima”, thotë Sako, duke shkaktuar reagime të forta që sollën dhe dorëheqjen e saj.


Shtuar 3.04.2021 10:44