Gabimet që bëni kur gatuani vezë

Po përpiqeni të impresiononi të dashurin apo jeni të uritur dhe gjëja e vetmja që keni në frigorifer janë vezët? Në çdo rast duhet të dini se si t’i gatuani, pasi mund të rezultojë një pjatë aspak e shijshme dhe e këndshme për syrin.

Ja disa gjëra për t’u evituar:

Hedhja e vezëve në tigan para se zjarri të jetë nxehur tamam

Kur të skuqni një vezë, gjalpi ose vaji duhet të kenë formuar bulëza dhe pak tym, nëse jo, tigani juaj nuk është i nxehtë mjaftueshëm dhe vezët nuk do të gatuhen tamam.

Nuk e mbuloni tiganin

Nuk ka asgjë më të keqe se të përfundosh me nje vezë e cila e ka të verdhën e gatuar dhe të bardhat jo. Nëse doni të bëni gjithçka perfekte vërini një kapak tiganit.

Nuk po përdorni ujë mjaftueshëm

Duhet të ketë ujë mjaftueshëm që t’i lejoni vezët që lëvizin lirshëm në enë. Nëse s’keni ujë mjaftueshëm, veza mund të bjerë në fund të enës dhe të ndahet.

Vezë të mbigatuara

Nëse keni përfunduar me një vezë të thatë dhe të gatuar shumë e me aromë sulfuri, i keni mbigatuar. Që të parandaloni këtë, ngrohini gradualisht në një enë të mbuluar me rreth 3 cm ujë të ftohtë. Vendoseni enën në flakë të lartë dhe lërini të gatuhen deri sa të fillojnë të ziejnë. Hiqini nga zjarri, mbulojeni enën dhe lërini të pushojnë për 10 minuta për të verdhë kremoze ose 14 minuta për një të verdhë të gatuar, por jo të fortë.

Kapërceni banjën me akull

Nëse nuk e transferoni një vezë të zier mirë në një banjë akulli, gatimi do të vazhdojë. Uji me akull e ndalon këtë proces dhe e lejon lëvozhgën të ndahet më me lehtësi nga pjesa e gatuar e vezës.

Gatim mbi flakë të lartë

Vezët janë një ushqim që përdoret rëndom kur nuk keni kohë të mjaftueshme për gatime të gjata, por kujdes pasi mund ta digjni. Skuqja në flakë mesatare u lejon të shihni skuqjen dhe të mos i lini të kalojnë masën e duhur.

I aromatizoni apo i kriposni shumë shpejt

Nëse u hidhni kripë vezëve ndërsa gatuhen, ato do të thahen dhe do të merrni një gatim të qullët dhe jo të gatuar tamam. Bëjeni procesin e hedhjes së kripës dhe erëzave pak para servirjes./albeu.com