Gabimet e pafalshme që bëjmë gjatë përgatitjes së kekut

1. Nuk lexoni recetën deri në fund

Pas eksperiencave të shkuara, këtë e herë e keni mbledhur mendjen që do të bëni vërtet siç receta ju thotë. Por në vend që ta lexoni deri në fund dhe pastaj të nisni të gatuani bëni të kundërtën. E nisni njëherë kekun pastaj lexoni ç’shkruhet. Tepër vonë, kështu që vazhdoni dhe e bëni si përherë.

2. Nuk u kushtoni rëndësi numrave

Jo më kot gjithçka është me gramaturë. Dikush para jush e ka provuar ta bëjë disa herë kekun, derisa bëri të duhurin dhe mbajti shënim sa miell e sa vezë duhen. Por kjo s’vlen për ju, ju ja gjeni zgjidhjen. Hidh miell e hidh ujë.

3. Sodë buke

Historikisht i kemi hedhur kekut sodë buke. Ajo që duhet të kuptojmë njëherë e mirë është se për të bërë një të tillë duhet pluhur i posaçëm ose miell keku që fryhet vetë.

4. S’i kushtoni rëndësinë e duhur gjalpit

Mundohuni që para se ta shtoni gjalpin te përbërësit të jetë në temperaturën e dhomës. Kështu masa do të jetë më e njëtrajtshme dhe do ta përshpejtojë procesin e realizimit të kekut.

5. Letra pjekjes?

Po dhe po! Herën tjetër mos guxoni të piqni një kek pa një letër poshtë tij.

6. Lodheni shpejt

Kur vjen momenti i përzierjes së gjalpit me sheqerin ne e dimë fare mirë se ç’bëni. I trazoni ashtu sa për të thënë dhe e lini përgjysmë. Duhet t’i përzieni mirë derisa të keni një sasi homogjene.

7. Kripa

Për çdo herë që gatuani një kek, në botë se kujtoheni t’i hidhni pak kripë. Dijeni se kripa i jep një tjetër dimesion ëmbëlsisë së kekut tuaj.

8. Pjekja

Pastaj vjen momenti i pjekjes. Sigurohuni që herën tjetër ta keni ngrohur mirë furrën më parë dhe më pas ta gradoni në temperaturën e duhur.

9. Të padurueshëm

E hapni dhe e mbyllni dhe e hapni dhe e mbyllni atë të shkretë derë sobe. Dijeni se po ngadalësoni procesin e pjekjes dhe keku ka për të qenë më i butë seç duhet. Padurueshmëria juaj arrin deri aty sa edhe kur procesi i pjekjes ka mbaruar, e prisni direkt pa u ftohur ende. Sapo e shkatërruat kekun, e bëtë më të qullët se qullja vetë./albeu.com


Shtuar 23.05.2022 21:13