Një pengmarrje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 2 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në makinë një 34 vjeçar. Policia njofton se ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve autorë të kësaj pengmarrjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç”, thotë policia.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe arsyen se përse e kanë marrë me forcë në makinë 34 vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.