Ditën e sotme mbahet ceremonia e mortit të Mbretëreshë Elizabeth II.
Rreth 2000 të ftuar specialë do të marrin pjesë gjatë ceremonisë.
Një ndër to është edhe Presidenti i Amerikës, Joe Biden, i cili ka mbetur i “izoluar” në limuzinën e blinduar për shkak të trafikut të Londrës.
Mediat britanike raportojnë se presidenti i SHBA ka ngecur në trafik, teksa ishte duke shkuar për të marrë pjesë në funeralin e monarkes.
Biden dhe gruaja e tij Jill mbërritën në Londër të dielën përpara ceremonisë së madhe të sotme në Westminster Abbey.