Numërimi mbrapsht për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth ka filluar, me të ftuarit që rrjedhin në Westminster Abbey pasi portat u hapën në orën 10:00. Gjithçka tani është gati për fillimin e ceremonisë në orën 13:00, kur qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe personalitete nga e gjithë bota do të thonë ‘përgëzimet e fundit’ pas 10 ditësh zie për Mbretëreshën Elizabeth, e cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Shtatëdhjetë vjet pas funeralit të fundit mbretëror (imbajtur më 15 shkurt 1952) Britania i jep lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth në një ceremoni, siç shihet në programin zyrtar të ceremonisë në Westminster Abbey e cila u bë publike pak orë para fillimit të saj.
Në ceremoninë mortore të mbretëreshën do të marrin pjesë rreth 2 mijë të ftuar mes të cilvve janë pothuajse të gjithë liderët botërorë, anëtarë të familjeve mbretërore në të gjithë botën si dhe figura tv njohura të artit, sportit dhe kulturës.