Fund protestave! Marrëveshja: Do të rikonstruohet magjistralja Manastir-Kërçovë në Maqedoninë e Veriut (FOTO LAJM)

Pas protestave të shumta të organizuara nga banorët e zonave Manastir-Kërçovë, ditën e sotme është arritur marrëveshja mes bashkësisë lokale të këtij rajoni, drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Makedonija pat”, drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore” dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetarët e bashkësive lokale shprehen se marrëveshja parasheh rehabilitimin e aksit rrugor Demir Hisar-Drugovo, në gjatësi prej 12 kilometrash.

“Fillimi i rikonstruimit do të fillojë menjëherë sapo të lejojnë kushtet atmosferike për punë në bazamentin e asfaltit. Gjithashtu është konstatuar se rehabilitimi i pjesës tjetër të aksit rrugore do të jetë në fillim të vitit 2023. Takimi kaloi në atmosferë të mirë të kënaqur kanë mbetur të gjitha palët. Protestat në aksin rrugore përkohësisht do të ndërpriten”, njoftuan për TV21 kryetarët e bashkësive lokale.

Kujtojmë se për këtë rrugë, qytetarët e atyre zonave në Maqedoninë e Veriut, dolën në rrugë dhe bllokuan qarkullimin e veturave.

Ata kërkuan takimin me krerët e institucioneve, por fillimisht askush nuk ju përgjigj kërkesave të tyre. Më pas me përshkallëzimin e protestave, u arrit edhe kjo marrëveshje, kaq shumë e dëshiruar nga banorët vendas./albeu.com/