Frikë nga Dritan Dajti? Eksperët dorëhiqen, nuk pranojnë të vlerësojnë pronat e tij (FOTO LAJM)

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy ekspertë të rinj për vlerësimin e pronave që kërkohen ti konfiskohen Dritan Dajtit, raporton Ora News.

Vendimi u mor pas dorëheqjes së ekspertëve të mëparshëm, gjë që bëri edhe shtyrjen e seancës për në 3 dhjetor.

Gjashtë prona të paluajtshme që janë të rregjistruara në emër të familjarëve të Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 policëve të operacionales në masakrën e 7 Gushtit në Durrës, kërkohen të konfiskohen nga Prokuroria e Posaçme.

Hetimi nisi prej shtatorit 2020 dhe dosja shkoi në gjykatë në qershor 2021.

Dajti po vuan dënimin me 25 vite burgim në burgun e Peqinit, pasi u dënua nga gjykata për vrasjen e 5 personave, 4 prej të cilëve efektivë të policisë dhe 1 biznesmen, i quajtur Agim Beqa, vrasje e kryer në vitin 1999 në Tiranë./albeu.com/