Frida Krifca lundron në pasuri/ Partia Demokratike: Si përfitoi ish-ministrja fonde publike gjatë ushtrimit të detyrës

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Anti-Korrupsion në PD Genta Vangjeli, ka bërë publike të gjitha shkeljet që janë bërë nga ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR në lidhje me fondet e BE-së.

“Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR, pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë”,- thuhet në deklaratën e PD.

Gjithashtu, Partia Demokratike, deklaron se Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e ish-ministres lulëzonte.

“Bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

Sipas spending data, Bashkia Tiranë, ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lekë për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”, deklaron Vangjeli.

 

Më tej, Partia Demokratike kërkon që përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres, duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore kur ishte ministre e Bujqësisë.


Shtuar 31.08.2024 13:03