Franca në alarm nga gripi i shpendëve, rrit nivelin e rrezikut

Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin.

Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit.

Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.

Franca ka thënë javën e kaluar se e ka identifikuar rastin e parë të prekur me këtë virus, në veriperëndim të shtetit.

Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton se të gjithë shpezët duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe duhet të merren masa mbrojtëse shtesë për ta shmangur përhapjen e sëmundjes.

Ndonëse grupi i shpezëve nuk shkakton dëme në ushqim, përhapja e tij përbën shqetësim për qeveritë dhe industrinë e shpezëve, për shkak të dëmeve që mund të shkaktojë në tufat e shpezëve, në tregti të mishit dhe në bartje eventuale të njerëzit. /REL


Shtuar 5.12.2023 09:37