Franca “digjet” për 1 Majin, qindra policë të plagosur dhe mbi 290 të arrestuar

Të paktën 108 oficerë policie dhe xhandarë janë plagosur në Francë gjatë demonstratave të 1 Majit. Prej tyre, rreth njëzet u goditën vetëm në Paris.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, duke shtuar se në të gjithë vendin janë arrestuar 291 persona, mes të cilëve 90 në kryeqytet.

Një numër i tillë i policëve të plagosur “në 1 maj është jashtëzakonisht i rrallë”, vazhdoi ministri i Brendshëm, “duke dënuar ashpër këtë dhunë”.

Një oficer policie të cilit iu hodh një koktej molotov në Paris “ka djegie në fytyrë dhe duar…” pa lëndime të rrezikshme për jetën, shtoi Darmanen. /albeu.com


Shtuar 1.05.2023 21:23