Kur përveç detyrës, “të dhemb” fort vendlindja.
Alfred Zhupani është një nga heronjtë i cili prej 3 ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e pushtuara nga zjarret në Gramsh.
Oficeri i Krimeve Alfred Zhupani, ka lindur në një nga fshatrat që sot është shkrumbuar, në fshatin Bletëz.
Në këto ditë të vështira për Gramshin ai, së bashku me shumë kolegë të tjerë kanë sfiduar rrezikun për të shpëtuar jetët njerëzore.
Në këtë foto, të bërë virale tashmë oficeri Zhupani shihet teksa mban në krahë një grua të moshuar dhe vrapon për tu shpëtuar flakëve.
Teksa 7 fshatra u shkrumbuan tërësisht nga flakët, dëmet në njerëz mund të ishin katastrofike, por falë këtyre heronjve, sot banorët janë të sigurt.
Plaga e shkaktuar nga ky zjarr i tmerrshëm do të shërohet një ditë, por jetët njerëzore nuk kthehen.