FOTO/ Kjo është pastruesja që “fshiu” pasurinë e ish-drejtoreshës së kryeministrisë

Albeu.com ka siguruar foton e Rozeta Rakipllarit, e cila së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së  524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Rozeta Rakipllari

Mësohet se shuma  parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që Klosi mbante në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kosovarëve.”

Në momentin e vjedhjes, Klosi nuk ndodhej në banesë pasi kishte udhëtuar jashtë shtetit.

Një kopje të  çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.

Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vjedhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.

Nga ana tjetër Klosi deklaroi se lekët i kishte të deklaruara dhe i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.

“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë”, tha Klosi./Albeu.com/

 


Shtuar 8.01.2023 20:26