Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet e tij në SHBA me diasporën shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se ka takuar shqiptarët e Philadelphias, dhe sipas tij, ata janë një potencial i jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i Belind Këlliçit:
Sërish mes shqiptarëve të Amerikës, këtë radhë në Philadelphia, Pennsylvania.
Diaspora shqiptare në Amerikë është një potencial i jashtëzakonshëm politiko-ekonomik për vendin tonë.
Krenar që shqiptarët e Amerikës i’a kanë dalë të jenë të suksesshëm dhe kanë plotësuar ëndrrën amerikane.
Edhe më shumë krenar jam që zemra e tyre rreh fort shqip dhe vëmendja e interesi i tyre për Shqipërinë është i jashtëzakonshëm.