FOTO/ Donaldi merr urimin më të veçantë për ditëlindje nga e dashura e tij Bora Zemani

Moderatori i njohur dhe ish banori i Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj, feston sot ditëlindjen.

E sigurisht nuk kishte se si të mungonte urimi nga e dashura e tij, njëherësh moderatorja e njohur, Bora Zemani.

Ajo publikoi disa fotografi të ëmbla me Donaldin, derisa i bashkëngjiti edhe një urim të veçantë për ditëlindje.

“Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime”, shkroi Bora në postimin e saj në Instagram.

Në postimin urues ajo ndau edhe tre fotografi ku pozonte në momentet më të bukura me Donaldin.

Bora dhe Donaldi janë ndër çiftet më të përfolur në mediet e shtypit rozë.

Duke qenë se janë tejet të komentuar, fansat ndjekin secilin hap të tyre në rrjetet sociale.


Shtuar 2.09.2024 11:28