Luhet duke filluar nga ora 17:00, ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit, për javën e fundit në Kategorinë Superiore.
Ndonëse Partizani shanset për titull i ka të pakta, pas asaj humbje me Vllazninë, të kuqtë do të kërkojnë të marrin maksimumin, sipas asaj që tha trajneri Daja në konferencë.
Nga ana tjetër, Bylisi e ka si finale, me ballshiotët që renditen në vendin e parafundit dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të shpresuar në një ndalesë të Kastriotit, për të marrë vendin e tetë, që do i kalonte ata në “play out”. Megjithatë te Bylisi duke parë formacionin, duket se janë të dorëzuar për këtë ndeshje, pasi në fushë Dovedan ka hedhur në fushë disa lojtarë nga skuadra e 21-vjeçarëve.
Pritet një sfidë e luftuar në “Adush Muça” me skuadrat që do kërkojnë të marrin maksimumin.
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLISI: Mali, Ntephe, Preka, Stojanovic, Trumci, Qardaku, Maçolli, Lorran, Antoni, Ruçi, Spahiu. Trajner: Veljko Dovedan.
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Dominguez, Idrizaj, Murataj, Kote, Bardhi, Cara, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.