Pas pak në stadiumin “Elland Road” vendasit e Leeds United do të presin “qytetarët” e Pep Guardiolas, në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë e me gola.
Tekniku Jesse March ka zgjedhur formacionin 4-3-3, për ti bërë ballë euforisë së City-t. Në portë është vendosur Meslier e para tij në mbrojtje, Struijk, Cooper, Koch dhe Kristensen. Mesfusha me 3 është e përbërë nga Roca, Forshaë dhe Greenwood, ndërsa në sulm janë vendosur Gnonto, Rodrigo dhe Aaronson.
Ashti si March, edhe Pep Guardiola në krahun tjetër ka zgjedhur formacionin 4-3-3. Mes shtylla të “qytetarëve” do të vendoset Ederson. Në mbrojtje Lewis, Stones, Akanji dhe Ake. Në mesfushë De Bruyne, Rodri dhe Gundogan, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Mahrez dhe Grealish në krah, ndërsa në qendër të sulmit është vendosur Erling-Braut Haaland. /albeu.com