Formacionet zyrtare, Kastrioti-Partizani: “Demat e kuq” kërkojnë 3 pikëshin për titull, Kastrioti në “luftë” për mbijetesën në Superiore

Kastrioti pret në Kamzë, Partizanin në sfidën hapëse të javës së 17-të të Superiores, me të dyja skuadrat që luajnë për dy objektiva të ndryshme.

Krutanët duan të arratisen nga zona e ftohtë e mbijetesës, me çdo gjë që sa vjen e bëhet më e vështirë për ta. Nga ana tjetër, ekipi i teknikut Kolela do që të ruajë vendin e parë dhe të harrojë disfatën e hidhur që pësoi nga Vllaznia javën e kaluar.

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Kodra, Karakaçi, Stojanoviç, Sulka, Mehmeti, Onanuga, Hasani, Çela, Zogaj, Selmani

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Antanaskoski, Rrapaj, Telushi, Murataj, Cara, Hoti, Skuka /albeu.com