Partizani mposht me përmbysje Kastriotit dhe prek kreun (VIDEO)

Partizani mund Kastriotin me përmbysje dhe tashmë rikthehet në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Pas fitores me Bylisin dhe kësaj sot me krutanët, e para në fazën e katërt, të kuqtë gjejnë qetësinë dhe tashmë shpresojnë që të mos e lëshojnë më “fronin”.

Kastrioti shënoi i pari me anë të Dacit, të riut të talentuar, por Partizani përmbysi, e fillimisht ishte Hakaj, që me eurogol barazoi sfidën, ndërsa më pas, Xhunior e Asani mnduan për 3 pikët ndaj të kuqve.

Me këtë fitore, të kuqtë tashmë janë të parët me 50 pikë, duke shpresuar në hapat falsë të skuadrave rivale për “fronin”.


Shtuar 17.04.2021 18:15