VIDEO/ “Demat” dështojnë sërish në kampionat, Zogaj i rrëmbën 1 pikë Partizanit

Ka përfunduar me rezultatin 1 me 1 në stadiumin e Kamzës, përballja mes Kastriotit dhe Partizanit, me “demat” që ende janë pa 1 fitore në kampionat për vitin 2023 (1 humbje me Vllazninë dhe barazimi i sotëm me Kastriotin).

Pjesa e parë nisi me vrull për djemtë e Kolelës, të cilët sulmuan vazhdimisht portën krutane, por pa mundur dot të gjenin golin e avantazhit, goli i cili mund t’i kishte dhënë 3 pikë të vyera, “të kuqve” në luftën për titullin e Superligës shqiptare.

Me nisjen e pjesës së dytë loja ndryshoi dhe në minutën e 54’-të, pas një ndërhyrje ndaj Skukës në zonë, arbitri akordon një penallti në favor të “demave”, e cila mrekullisht përkthehet në gol nga kapiteni Tedi Cara. Mirëpo avantazhi i Partizanit nuk do të zgjaste shumë, ku vetëm pas 12 minutash, në të 66’-tën, Zogaj vendos baraspeshën, duke ngrirë kështu buzëqeshjen, në fytyrën e teknikut Kolela.

Me këtë barazimi, Partizani mbetet në vendin e parë me 30 pikë, vetëm 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë, e cila do të përballet në orën 16:00, me fierakët e Bylis. /albeu.com

SHIKONI GOLAT

Kastrioti 1 – 1 Partizani
Zogaj 66′

Kastrioti 0 – 1 Partizani
Cara (p.) 54′