Forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll qytetin Irpin, pranë Kievit.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Irpin, i cili thotë se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e qytetit, që ka qenë një nga pikat kryesore të luftimeve me trupat ruse pranë kryeqytetit, Kiev.
“Kemi një lajm të mirë sot – Irpin është çliruar”, tha Oleksandr Markushyn në një postim video në Telegram. “Ne e kuptojmë se do të ketë më shumë sulme në qytetin tonë dhe ne do ta mbrojmë atë me guxim.”
Al Jazeera nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e Markushyn./albeu.com/