Forcat Speciale sprovohen në Voskopojë, sfidojnë të ftohtin dhe dëborën (VIDEO)

Forcat Speciale të ushtrisë shqiptare u testuan sot në kushte të motit të ftohtë në Voskopojë. Pjesëtarët e saj u stërvitën me pajisje personale në mes të dëborës, ku u provuan dhe lëvizjet me ski. Plani stërvitor quhet “Selita 02”.

POSTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:

Forcat speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Këtë e shohim në të gjitha aktivitetet dhe dimensionet e Forcave Speciale dhe angazhimet që ata kanë sot në Botë. Edhe ne jemi në rrugë të mbarë, pasi dita-ditës po rrisim kapacitetet tona e synojmë që të krijojmë një Forcë Speciale që të jetë e aftë të kryejë detyra speciale me një spektër të plotë të luftimeve. Objektivat e stërvitjes janë zbulimi special, kalimi në prapavijat e kundërshtarit, goditje direkte, kërkim-shpëtimi, prita, kundërprita, gjurmimi e kundërgjurmimi. /albeu.com


 


Shtuar 9.02.2022 11:03