Forcat ruse “rrëmbejnë” delegacionin e OSBE në Ukrainë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë bën me dije se një grup vëzhguesish të këtij misioni janë ndaluar nga forcat ruse në zonën e Donetskut dhe Luhanskut.

Përmes një reagimi të menjëhershëm, OSBE shprehu shqetësimin që ekipi i saj i monitorimit u privua nga e drejta e tyre e lirisë nga trupat ruse në lindje të Ukrainës.

Organizata shprehet se aktualisht është duke përdorur të gjitha kanalet e saj diplomatike për të bërë të mundur lënien të lirë të stafit të saj.

Gjithashtu, OSBE shton se vëzhguesit e saj ishin në një mision civil, të paarmatosur me synimin për të vazhduar dhe raportuar në mënyrë objektive situatën në Ukrainë.

OSBE e nisi misionin e saj në lindje të Ukrainës në vitin 2014, por mandati i saj skadoi në 31 mars të këtij viti, pasi Rusia e akuzon atë për njëanshmëri dhe bllokoi zgjatjen e afateve të misionit.