Rusia hedh 4 raketa në Detin e Zi dhe publikon pamjet (VIDEO)

Rusia ka lëshuar katër raketa në Detin e Zi, si shenjë e forcës së saj raketore.

Përmes një videoje të publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duken katër raketa me precizion të lartë të Kalibrit, të lëshuara në objektivat e duhura ushtarake brenda Ukrainës.

Kjo lëvizje e Moskës vjen pas humbjes së anijes së saj të madhe “Moskva”, si për të treguar se pavarësisht kësaj, Rusia e ka kapacitetin për të goditur objektivat e saj në Ukrainë.