Pasi lajmëruan një tërheqje të pjesshme të trupave nga Ukraina, forcat ruse duket se po përgatisin një plan “djallëzor” për të sulmuar qytetet lindore të vendit.
Ushtria ruse është rigrupuar në rajonet lindore të Ukrainës ka ndërmarrë një sulm në qytetin e Sievierodonetsk, pjesë e rajonit lindor të Luhansk.
Kjo mund të jetë një nga shenjat e para të planit rus për një ofensivë ushtarake në Luhansk dhe Dontesk, sipas skyneës.
Dhjetë ndërtesa janë përfshirë nga flakët pas bombardimeve ruse, tha guvernatori i Luhansk.
Ende nuk ka raportime për viktima.
Më herët, guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se ai priste një ofensivë në shkallë të plotë në ditët e ardhshme, e cila mund të ishte më e rëndë se ofensivat në Mariupol, Bucha dhe Irpin.