Policia e Vlorës, forcat operacionale FNSH dhe Shqiponjat kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës.
Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia ka ndërhyrë duke bërë kontrolle në disa banesa në qytet, ku në fokus janë goditjet e personave me rrezikshmëri të lartë dhe të skeduar nga ana e policisë së qytetit.
Mesohet se janë shoqëruar disa persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Aksioni është zhvilluar në disa zona të qytetit bregdetar dhe në disa banesa./Albeu.com/