Qytetet gjermane u përballën këtë dimër me një fluks të madh emigrantësh, që këtë radhë nuk ishin ukrainasit të cilët i largohen tmerrit të luftës, por shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe këta të fundit kërkonin shpëtim, vetëm se të një natyre tjetër: ata duan të hedhin pas krahëve kushtet e këqija të jetesës. Këlni në veçanti regjistroi një numër më të madh refugjatësh nga ky rajon në muajt e fundit nga sa njerëz mbërritën atje gjatë Luftërave të ish Jugosllavisë nga viti 1991 deri në 2001.
Zyrtarja e policisë, Katja Reuter tha për Euronews se në Këln janë strehuar mbi 1000 emigrantë nga Ballkani. Gati 40 për qind e tyre janë nga Ukraina, ndërsa kombësitë e tjera përbëjnë mbi 60 për qind të totalit. Shumica dërrmuese e tyre, pohon Reuters, janë nga Shqipëria.
Aktualisht, qyteti e ka arritur kapacitetin e tij zyrtar të pranimit të refugjatëve, duke pasur një normë pritjeje prej 107.23 për qind. Rruga ballkanike ishte në 2022-shin më e përdorura për kalimet e paligjshme të kufirit në BE, sipas agjencisë përgjegjesë për kufijtë e jashtëm të bllokut.
Frontex-i thotë se ka regjistruar 145,600 kalime të paligjshme përmes kësaj, cka përbën një rritje prej 136% nga viti i mëparshëm dhe numrin më të lartë që prej 2015-tes.