Florian Marku sot ngjitet në ring për të mbrojtur titullin e kampionit në IBF

Florian Marku do të tentojë të jetë i pamposhtur në boks në ndeshjen që do të zhvillohet sot (e shtunë) ndaj Jorick Luisettos.

Në konferencën para mediave, Marku ka njoftuar se ndeshja  do të fillojë për sot në mbrëmje rreth orës 21:00-22:00.

Ndeshja do të zhvillohet në Wembley në “SSE Arena”, një natë që mund të ketë një gëzim edhe më të madh për të.

Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2.

 

 


Shtuar 20.11.2021 09:29