etaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa po përpiqen që të zbardhin të plotë të gjithë dinamikën e vrasjes. Giannis kishte dy vajza, njëra prej të cilave mbeti e plagosur sot, ndësa motra e saj ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen.
“Ne jemi mirë. Gjithçka keni mësuar është e vërtetë, mos na shqetësoni,”– u shpreh ajo.
Ndërkohë që lidhur me autorët e ngjarjes, deri më tani është gjetur një nga motoçikletat që përdorur nga autorët për kryerjen e krimit, pasi ajo shfaqi defekt gjatë arratisjes. Megjithatë vendosën që të merrnin mjetin e një fermeri duke e zbritur me dhunë, për t’u larguar më pas me mjetin e tij.
Sipas informacioneve nga burime policore dhe nga të njohur të viktimës, Skaftouros kishte frikë se ai ishte shënjestër të armiqve të tij, ndaj udhëtonte rrallë në Atikë dhe gjithmonë i shoqëruar nga ata që e mbronin. Megjithatë, për shkak të Pashkëve, ai kishte shkuar për të festuar me nënën dhe të afërmit e tij, diçka që pak njerëz e dinin, e nuk kishte marrë shumë masa.
Situatë nga e cila përfituan 4 “maskat” që i morën jetën. Të maskuar, helmeta kanë hyrë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej Skaftouros me rreth 10 të afërm dhe miq dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov drejt tij./Protothema