Këtë të premte, deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
“Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”, dëgjohet të bëjë ai batuta me gazetarët përpara se të hyjë në godinën e SPAK.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së tij, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.