Shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit po digjen për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin e Karaburunit. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum.
Flakët e zjarrit te ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë. Terreni është shumë i rrezikshëm dhe për këtë aryse ka qenë e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka.
Banorët e zonës po mundohen me mjete rrethanore për të shuar zjarrin, ndërkohë që mësohet se është kërkuar ndërhyrje nga ushtria dhe përmes ajrit.