Fjoralba Ponari: Më kanë bullizuar në shkollë se isha nga veriu

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari, përmes një “A&Q” në Instagram ka treguar se kur ajo ka qenë në 9-vjeçare është bullizuar nga nxënësit e shkollës dhe nga mësuesja.

“Për fat të keq, po! Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9 vjeçarja & në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte dhe i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.

Madje mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjëen e saj (pasi e kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: ‘Po ti duhej të më thoje, që është gjysmë MALOKE (jo malësore) vajza, se e zgjidhim ndryshe’.”

Ponari gjithashtu dha dhe një mesazh të rëndësishëm.

“Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj por e askujt, nuk më pa penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote.”, shprehet ajo në Instagram./albeu.com


Shtuar 8.06.2021 18:40