Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj Dmitry Muratov në ndihmë të refugjatëve ukrainas.
Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të gazetës të martën, Muratov tha se një mori “fëmijësh të plagosur dhe të sëmurë” që kërkonin “trajtim urgjent” e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.
Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për Paqen tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi.
Kryeredaktori në deklaratë theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.
Të ardhurat nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të “sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina”.
Më shumë se 3.5 milionë refugjatë kanë ikur tani nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.
Muratov e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ai po aplikonte në shtëpitë e ankandeve për një “përgjigje që do të ofrojë këtë çmim të njohur për të gjithë botën”.