Fiton në kërcim? Cindy Marina dhe partneri zemrës: Dua ta respektoj, Topalli e mrekullueshme

Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, e ftuara e sotme ishte modelja Cindy Marina. Gjatë bisedës me Ermalin ajo na tregoi se vërtetë është një natyrë e qetë, jo vetëm në ekran por dhe në përditshmëri.

Nuk është penduar që ka lënë Kaliforninë për Shqipërinë. Së fundmi, ajo është pjesë e Dance Albania, ku pretendon edhe fitoren. Cindy u shpreh se “gjithmonë kam një ego personale, në çdo sfidë dhe garë, thashë jam shumë e qetë por mos u ngatërroni sepse kam këtë shpirtin e garës. Ndoshta ndonjëherë njerëzit nuk e kuptojnë se shohin qëndrimin tim shumë të qetë, por gjithmonë e kam fokusin tek fitorja.”

Në një lidhje dashurie me djalin e Jozefina Topallit, Genarin, Cindy shpesh i ndodh që t’ja përmendin në çdo dalje të saj. Por si ndihet ajo? A vendoset në pozitë teksa ia përmendin?

“Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që ok unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Dhe për lidhjen time, jam krenare.”

Ndërkohë Ermali e pyet edhe për marrëdhënien që ka me Jozefina Topallin. Ajo tha se “i kam të mira, ajo është ajo që është, e mrekullueshme”.

Gjatë rubrikës “1 jetë 5 këngë”, kënga “Hotel California” e shpie në udhëtimet që bënte me babain e saj, këngë që i shoqëronte gjatë gjithë kohës. Ajo tregoi se babi i saj është ‘the best friend’, e ka shoqëruar gjithmonë në çdo ndeshje të saj.


Shtuar 14.10.2022 19:13