Fitoi dy mandate deputeti, Nik Gjeloshaj: Do të punoj për të mirën e shqiptarëve

Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve, tha kreu i listës së koalicionit, Nik Gjeloshaj, duke shtuar se me dy mandate të fituara arritën një rezultat të madh në zgjedhje.

Ai tha për Televizionin e Malit të Zi se kanë fituar 2.1 për qind të votave.

“I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”, tha Gjeloshaj.

Ai u shpreh se do të arsyetojë besimin që qytetarët u kanë dhënë.

Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shtuar më tej Gjeloshaj.

Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.

“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat tjera”, deklaroi ai.


Shtuar 11.06.2023 22:23