Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit. Ky trajtim vlerësohet për gjithë shëndetin e organizmit ndërsa garanton tretjen e mirë.
Problemet me tretjen shkaktojnë shumë probleme në organizëm duke ndikuar edhe në shëndetin e organeve të tjera. Kjo kurë është e pasur me sasi të mëdha fibre dhe ushqyes të cilët ndihmojnë tretjen.
Përgatitja dhe Përdorimi i Trajtimit
Për këtë kurë mjaftojnë 2-3 fiq të thatë, të cilët copëtojini dhe futini në një xhezve ku keni hedhur një gotë qumësht. Lërini të ziejnë për 5-6 minuta.
Më pas largojeni nga zjarri dhe konsumojeni të ngrohtë ndërkohë copat e fiqve të thatë konsumojini gjithashtu.
Rekomandohet që të konsumohet një orë para se të flini.