Djali i madh i Prince William dhe Kate Middleton, Prince George do të detyrohet të qëndrojë larg vëmendjes së publikut pas disa komenteve fyese që mori gjatë ndeshjes Itali-Angli.
Vogëlushi ishte i pranishëm në stadiumin Wembley në shoqërinë e prindërve të tij, ku u shfaq duke festuar pasi lojtari Luke Shaw shënoi golin e parë në favor të Anglisë.
Megjithatë, njerëzit në rrjetet sociale dolën kundër Prince George për shkak të veshjes së tij gjatë ndeshjes. Mbreti i ardhshëm kshte zgjedhur të vishte një kostum dhe kollare për ndeshjen finale, njësoj si babai i tij Prince William. Pas humbjes së Anglisë, njerëzit në rrjete sociale shfrytëzuan këtë fakt për t’u tallur me George.
Pikërisht për këtë arsye Prince William dhe Kate Middleton kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të mos e ekspozuar më në evente publike djalin e tyre, Prince George. Eksperti mbretëror, Robert Jobson është shprehur se:
Disa e kritikuan që kishte veshur kësmishe dhe kollare si babai i tij, gjë që mua mu duk shumë e rëndë. Ai ka qënë shumë popullor, por tani ata do të përpiqen që ta mbajnë larg vëmendjes. Ata janë shumë seriozë për këtë gjë.
Rikujtojmë se, në rrjete sociale u bë viral edhe reagimi i George pasi Anglia shënoi golin e parë në finalen e europianit. Momenti kur ai përqafon prindërit e tij nga gëzimi bëri xhiron në rrjet. /albeu.com/