Filloi të qante në Komisionin Hetimor, mes të arrestuarve për aferën e inceneratorëve dhe Sabina Cenameri (VIDEO)

GJKKO dha 9 masa të reja sigurie në lidhje me aferën e inceneratorëve duke bërë që policia të nisë operacionin për arrestimin e tyre. Një ndër të akuzuarit sërish nga SPAK është Lefter Koka, por ish-ministri është në qeli tashmë dhe atje do t’i komunikohet akuza, ndërkohë që deri më tani janë ekzekutuar shtatë masa arresti, ndërkohë që Klodian Zoto është jashtë shtetit.

Një ndër të arrestuarit është edhe Sabina Cenameri, ish-anëtaren e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit. Ajo ishte e pranishme përpara Komisionit Hetimor për Inceneratorët duke shpërthyer në lot teksa pyetej nga deputetët e pranishëm në lidhje me rolin e saj në vendimin për dhënien e këtij koncensioni.

Fill pasi filloi të qajë, deputetët e PS kërkuan që Cenameri të mos vijonte dëshminë për shkak të gjendjen emocionale, gjë që shkaktoi debate në komision.

Ajo ka dëshmuar më parë edhe në SPAK, ç’ka ka bindur prokurorët që të lëshojnë urdhër arresti për të dhe tetë persona të tjerë si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.