Afera e Inceneratorëve, GJKKO regjistron tjetër akuzë ndaj Lefter Kokës

GJKKO ka regjistruar një tjetër padi të SPAK-ut në lidhje me ish-ministrin Lefter Koka krahas asaj të parës, e cila po e mban atë në qeli. Siç njofton GJKKO, Koka akuzohet sërish për Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, sipas akuzës sëe firmosur nga prokurorin Dritan Prençi.

Më herët, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej më shumë se dy muajsh në qeli.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë prej:

GJYQTARE – IRENA GJOKA asistuar nga sekretare gjyqësore Bora Totolaku, sot me datë 26.03.2022, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, kërkesën penale me nr. 22 Akti që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar në paraqitjen e kërkesës nga prokurori Dritan Prençi.

OBJEKTI: I.Caktimin e masave të sigurimit personal shtërngues “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

NDAJ PERSONAVE NËN HETIM:

Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25,  287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

2Pëllumb Abeshi, i biri i Hamdi-ut dhe i Fatime-s, i datëlindjes 06.05.1958, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Azem Shatëri, i biri i Myftar-it dhe i Fatime-s, i datëlindjes 29.12.1961, lindur në Fier, banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

4Florjan Muçaj, i biri i Islam-it dhe i Shqiponja-s, i datëlindjes 01.06.1979, lindur dhe banues në Fier, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.5Erjon Murataj, i biri i Selman-it dhe i Ervehe-së, i datëlindjes 02.08.1982, lindur në Sarandë, banues në Tiranë me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

 6Klodian Zoto, i biri i Agim-it dhe i Valentina-s, i datëlindjes 24.04.1976, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arenc Myrtezani, i biri i Bilal-it dhe i Marinaqi-t, i datëlindjes 12.05.1971, lindur në Elbasan, banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.

II.Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

 Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Etleva Kondi, e bija e Goxho-s dhe e Vitori-es, e datëlindjes 29.03.1972, lindur në Vlorë, banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 237, 238 244/1 të K.Pr.Penale.

Shtuar 29.03.2022 10:23