Fevziu vë në siklet Bashën gjatë emisionit, kjo është pyetja që demokrati nuk iu përgjigj dot

Kryetari i PD Lulzim Basha është zënë ngushtë nga Fevziu pasi është pyetur nëse do të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet.

Fevziu deklaroi gjithashtu se lideri i vetëm shqiptar që është përgjigjur kësaj pyetje është Fatos Nano.

Ashtu sic pritej, Basha ka refuzuar të përgjigjet direkt duke deklaruar se ai do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Debati:

Fevziu: Vetëm Fatos Nano i ka dhënë përgjigje pyetjes. Cfarë do bëni nese nuk fitoni? Do jepni dorëheqjen?

Basha: Objektivi i 25 prillit është përcaktuar nga shqiptarët. Nuk ka nëse, që Shqiperia ka nevojë për ndryshim e dinë të gjithe. Ai kishte 8 vite provë. Ndryshimin do ta sjellë PD dhe unë.

Fevziu: Po nëse?

Basha: Nuk ka shanse të ndodhë. Shqiptarët kanë nevoje të ndryshojë qeveria, mezi presin. Ka një vullkan të nëndheshëm.

Fevziu: Po nese? Nëse ndodh?

Basha: Shqipëria do ndryshim. /albeu.com/

 

Shtuar 1.04.2021 10:04