Feston 65-vjetorin e lindjes, mjeku Tritan Kalo: Ndihem po aq energjik dhe i motivuar

Mjeku infeksionit Tritan Kalo që ka shërbyer si mjek prej 40 vitesh, feston sot 65-vjetorin e lindjes. Ai ka ndarë në Facebook foto nga dita e ditëlindjes ku ka marrë shumë dhurata dhe shkruan se, është po aq energjik dhe i motivuar.

Mes dhuratave të marra shihet dhe një shishe vere, dhuratë nga kryeministri Edi Rama.

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre, që u mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo./albeu.com


Shtuar 19.07.2021 16:17